Tirana kryeqytet

Tirana kryeqytet

Në 11 shkurt të vitit 1920 kjo qeveri u vendos në Tiranë, në një godinë që ndodhej në Rrugën e Elbasanit, duke u shpallur kështu zyrtarisht kryeqytet i vendit.Për herë të parë emri Tiranë përmendet në vitin 1418, në një dokument venedikas, për tu kujtuar në shekullin e XV nga Marin Barleti. Si datë themelimi e Tiranës si qytet mbahet viti 1614, kur nën kujdesin e Sulejman Pashë Bargjinit u ngrit bërthama e parë e qytetit me një xhami, një banjë, një furrë dhe disa dyqane. Zhvillimi i Tiranës mori hov nga mesi i shek. XVII me ndërtimin e pazarit. Në vitin 1789 nisi të ndërtohej xhamia e Et’hem Beut, në vitin 1830 Kulla e Sahatit, për të vijuar në gjysmën e shek. XIX me ndërtimin e urës së Tabakeve dhe të Terzinjve. Ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit, ka të njëjtën shtrirje gjeografike me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin. E ngritur për të qenë një qendër modeste shërbimesh, pas shpalljes kryeqytet, Tirana do të merrte një tjetër hov.

Në vitin 1922 me urdhër të Ministrit të Punëve të Brendshme, u hoqën varrezat që ndodheshin pranë xhamive dhe pengonin zhvillimin e qytetit, u hap rruga e re e Durrësit, e cila u quajt “Nana Mbretneshë”. Ndërtimi i kësaj rruge e ndryshoi shumë strukturën e qytetit, duke shembur shumë shtëpi e prerë kopshte, në mënyrë që rruga të nxirrte një pamje sa më të dukshme të qendrës. Në vitet ’26-’27 u hap rruga “Mbretnore”, sot e “Barrikadave”, ndërsa një vit më vonë u sistemua dhe u zgjerua Bulevardi “Mussolini”, sot Rruga e Kavajës, e cila u asfaltua në vitet ’34-’37. Në krye të tij u ndërtua godina e Bankës Kombëtare. Në vitin 1930 u ndërtuar bulevardi “Zogu I”. Në vitet ’30, në bazë të planit urbanistik italian u ndërtuan 6 pallatet e ministrive, ndërtesa e bashkisë, u sistemua Sheshi “Skënderbej”, etj.

 
Marre nga : Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama