Tirana ne kaos per shkak te shiut probleme ne qarkullimin rrugor

Tirana ne kaos per shkak te shiut, probleme ne qarkullimin rrugor
Rreshjet e shumta të shiut dhe të borës në vend kanë krijuar probleme në shumë qytete. Tirana është zgjuar mëngjesin e sotëm me rreshje të shumta shiu dhe për pasojë është krijuar një kaos në trafikun rrugor. Mungesa e efektivëve të policisë në rrugë e ka përkeqësuar akoma më shumë situatën, ndërsa rreshjet vijojnë të bien.

Situata më problematike, ku ka dhe një qarkullim më të madh të makinave, është në aksin e “Unazës”, ndërsa probleme ka pasur edhe në akset e tjera. Ndërkohë për shkak të rrehjeve janë përmbytur edhe disa rrugë, pasi shumica e pusetave të kullimit kanë qenë të bllokuara. Ndërkohë që shërbimi i mirëmbajtjes së rrugëve ka filluar punën për zhbllokimin e tyre.

Situata shihet më e rënduar në zonat malore për shkak të rreshjeve të dëborës. Qyteteve problematike u është bashkuar edhe Gjirokastra, pasi në komunën Pogon kalimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Ndërsa përdorimi i zinxhirëve këshillohet edhe në Përmet. E njëjta gjë edhe për aksin Pogradec-Korçë. Situata vijon të mbetet e njëjtë edhe në veri ku bora ka shkuar në dhjetra centimetra, ndërsa Morinë-Kalimash kalimi bëhet vetëm me zinxhirë. Situata më e vështirë është në Kukës dhe Pukë, pasi temperaturat kanë zbritur nën zero dhe mungon energjia elektrike.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama