Skuadra e Tiranës ka nisur zyrtarisht punën për sezonin e ri, i cili në mënyrë të papritur do të përmbajë edhe pjesëmarrjen në Ligën e Europës, falë pezullimit të Skënderbeut. Fillimisht, skuadra do të përqendrohet te përgatitjet fizike, ndërsa më pas do të fillojë edhe puna taktike për ndeshjet europiane.
Seanca e parë stërvitore u zhvillua në palestër, ndërsa pasdite pritet një tjetër seancë, po me karakter fizik, por këtë radhë në kodrat e Liqenit Artificial. Në ditët në vijim do të ketë edhe dy miqësore, por nuk është bërë i ditur emri i kundërshtarëve të bardhebluve.
Në stërvitje, para trajnerit Ilir Daja, janë paraqitur 17 futbollistë, ndërsa në ditët në vazhdim, numri do të rritët pas merkatos që të bëjë klubi.
Lista e lojtarëve që kanë nisur përgatitjet:
1) Edvan Bakaj
2) Marsel Caka
3) Ditmar Shehri
4) Ronald Gerxhaliu
5) Marlind Nuriu
6) Gentjan Muça
7) Fjoralb Deliaj
8) Erjon Hoxhallari
9) Dorian Kerçiku
10) Erando Karabeci
11) Olsi Teqja
12) Gilman Lika
13) Grent Halili
14) Erjon Vucaj
15) Enriko Papa
16) Gjergji Muzaka
17) Majkel Peci