Tirana po humbet klimen fotografikendersa Shkodra ruan ende klimen gjysme perrallore
- Botuar: 12 vite më parë
- Shkruar nga:
Ergys Zhabjaku këto ditë po prezanton ekspozitën fotografike “Energji e pashfrytëzua” në galerinë “Miza”. Fotografitë jnë realizuar në periferitë e Tiranës dhe të Shkodrës me një “Fujifilm X100”.
“Kjo ekspozitë a lindur nga një pasion i vjetër për fotografinë.Sepse unë kam përfunduar studimet për skenografi dhe kostumografi. Por fotografia më tërjheq vëmendjen. Pasi realisht, kur dal në rrugë mund të shkrep ato situate që më interesojnë” shprehet Ergysi.
Ai saqaron se titulli “Energji e pa shfrytëzuar”, buron së pari nga teksti, së dyti nga imazhet.
“Sepse unë kam fotografuar disa fëmijë adoleshentë dhe i kam sjellë paralelisht me figurën e kalit. Të dyja këto më krijonë paralelisht idenë e një energjie jo të shfrytëzuar, që në një mënyrë apo në një tjetër ngelet në ajër”-sqaron ai për “Shekullin’’
Ergysi tregon se periferia e intrigon , dhe se nuk i pëlqen fotografia urabane pasi kalon në gjysmë moderne, madje thekson se i pëlqen fotografia bardhe zi.
Se si është jeta e një artisti Ergysi tregon: “Në Shkodër shkoj shumë shpesh pasi më pëlqen klima fotografike. Në tiranë po shikojmë njerëz të veshur luks, ndërtesa luks dhe aspak fotografi. Ndërsa Shkodra ende e ruan klimën gjësmë përrallore”- nënvizon ai.