Kf Tirana ka denoncuar publikisht gjyqtarin Meta në lidhje me gjykimin e ndeshjes që bardheblutë zhvilluan dje në Ballsh.Nëpërmjet një deklarate për shtyp, klubi kryeqytetas ka denoncuar gjyqtarin dhe ndihmësit e tij të cilët i quan fajtorë për rezultatin e takimit.
Denoncimi
KF Tirana denoncon publikisht gjithcka ka ndodhur ne ndeshjen e luajtur te dielen ne Ballsh. Gjyqtari Meta dhe ndihmesit e tij jane bere protagoniste duke demtuar jo vetem ndeshjen por dhe te gjithe investimin, mundin dhe objektivat e klubit tone. Duke mos e pare si nje rast te izoluar por si nje ngjarje te perseritur, KF Tirana denon ashper gjykimin tendencioz qe percaktoi fatin e takimit ne stadiumin e Ballshit. Nuk eshte hera e pare kete sezon qe Tirana penalizohet qellimisht. Pergjate gjithe takimit gjyqtari ka lejuar nderhyrje antisportive nderkohe qe ne fund ka mohuar nje 11-metersh te paster. KF Tirana kerkon te respektohet investimi, mundi dhe emocionet e te gjithe komunitetit bardheblu si dhe te merren masa per te ndeshkuar gjyqtaret qe percaktojne ndeshjet apo vendosin ti demtojne ato.