Sulmi, në dorë të të hua- jve. Kjo pritet të jetë Tirana e sezonit të ri. Drejtuesit e skuadrës kryeqytetase nuk kanë bërë ende asnjë afrim në repartin e avancuar, aty ku bardheblutë kanë pasur probleme sidomos në vitet e fundit.
Gazeta "Panorama Sport" ka mësuar se Tirana është në pritje të dy sulmuesve afrikanë. Burime pranë gazetës kanë bërë me dije se po punohet intensivisht që dy lojtarët të vijnë sa më shpejt në vendin tonë dhe të vihen në dispozicion të trajnerit Ilir Daja.
Sulmuesit - Drejtuesit e skuadrës kryeqytetase janë duke punuar me kujdes, në mënyrë që goditjet e bëra në repartin e avancuar të jenë të sakta.
Sipas asaj që është më- suar, bëhet fjalë për dy sulmues afrikanë. Një prej tyre nga Senegali dhe me parametra shumë të mira, ndërkohë që tjetri mësohet të jetë nigerian.
Pista e lojtarëve të huaj është përzgjedhur nga Tirana në sezonet e fundit dhe lojtarët e afruar nuk kanë rezultuar të dobët. Ndikumana dhe Gilberto kanë qenë dy nga sulmuesit e fundit që janë larguar nga bardheblutë, mirëpo kanë bërë mirë në kampionatin shqiptar, në afrimin e tyre fillestar te skuadra kryeqytetase.
Ndikumana - Sulmuesi nga Burundi do të jetë emri i tretë që do të plotësojë repartin e avancuar për ekipin e trajnerit Daja. Të tre goditjet e huaja do të bëhen në mënyrë të tillë që të garantojnë rendiment dhe të rikthejnë skuadrën "e frikshme" në repartin e avancuar.
Tiranës i kanë munguar bomberat në dy apo tre sezonet e fundit dhe, për këtë, është menduar që të huajt të plotësojnë këtë boshllëk të krijuar deri më tani.
Treshja e të huajve mendohet t'i ofrohet trajnerit Daja në dispozicion, në mënyrë që Tirana ta përballojë me sukses sezonin e ri. Kjo është edhe një nga arsyet që deri tani nuk ka pasur asnjë emër të afruar në repartin e avancuar, pasi e gjithë vëmendja është përqendruar te tre të huajt në fjalë.
OLSI TUJANI