Tiranë, Belfast, Hong Kong, New Delhi, New York, Tel Aviv etj., do të eksplorohen në një ekspozitë që hapet në New York, ku mes emrave tjerë vijnë edhe Endri Dani, Alban Muja, Yll Çitaku, Michael Hanna, Nadim Abbas, Erik Benson, BroLab e të tjerë
Shumëllojshmëri (Multiplicity) është një studim ndërkombëtar i veprave të artit që ndajnë një interes në politikë dhe potencialin poetik të mjediseve urbane bashkëkohore. Tiranë, Belfast, Hong Kong, New Delhi, New York, Tel Aviv etj., do të eksplorohen në shumëllojshmërinë që ofrojnë në një ekspozitë që hapet në Nju Jork, ku mes emrave të tjerë vijnë edhe artistët Endri Dani, Alban Muja, Yll Çitaku, Michael Hanna, Nadim Abbas, Erik Benson, BroLab e të tjerë. Ekspozita titulluar “Multiplicity” do të hapet më 11 korrik fillimisht në Bruklin, Manhatan etj.
Përmes “Multiplicity” do të eskplorohen ngjashmëritë ndërkulturore, pikat e takimit, problemet e përbashkëta, qëllimet dhe endrrat rreth të cilave njerëzit e këtyre qyteteve ndajnë me njëri tjetrin.
“Multiplicity”përmban një përzgjedhje të gjerë të veprave të eksploruar nga ana kulturore por gjeografikisht të largët si hapësira urbane. Ekspozita kurohet nga Marco Antonini në bashkëpunim me një rrjet këshilltarësh kuratorialë që nga Belfast, Hong Kong, Nju Delhi, New York, Tel Aviv dhe Tiranës (kuratoren Eriola Pira).
Tirana urbane do të jetë pjesë e një serie prej katër ekspozitash të njëpasnjëshme organizuar nga “NurtureArt”. Punimet trajtojnë ritualet panumërta publike dhe private të qytetit, historitë institucionale por dhe ato të përditshme, ndërsa riimagjinohen aspekte formale dhe funksionale të qytetit.
Qytetet kudo nëpër botë përmbajnë multitudë, të cilat, si entitete të fuqishme e kreative i japin jetë qytetit dhe asaj që ne e konsiderojmë si pika kryesore e secilit komunitetit urban. Kjo forcë sjell edhe deri te shqetësimet ditore, të cilat në këtë ekspozitë provojnë të gjejnë zgjedhje e ndërlidhje mes secilit metropol të prezantuar, mes tyre edhe Tirana.
Qytetet bashkohen duke sjellë njerëzit së bashku; nganjëherë ata ndahen pikërisht për të njëjtën arsye.
Ekspozita është në vetvete një anketë ndërkombëtare e punëve artistike, të cilat ndajnë interesin në politikën dhe potencialin poetik të hapësirave urbane bashkëkohore, kështu duke ekspozuar problemet, ëndrrat dhe qëllimet rreth të cilave njerëzit mblidhen.
Evidentimi i vlerave urb-arkitektonike të peizazhit urban të qyteteve dhe rolit që këto vlera luajnë në cilësinë e jetës së përditshme, vënia në dukje e faktit se peizazhi historik i qytetit është pjesë shumë e rëndësishme e peizazhit kulturor të tij dhe si i tillë merr pjesë aktive në formimin e ndërgjegjes shoqërore të banorëve.
Qyteti është hapësira urbane që transformohet përditë. Qyteti është vend takimesh, shkëmbimesh, bashkëpunimesh, konsensusesh apo përballjesh. Qyteti që ne sot shikojmë, është e ardhmja e bashkekzistencës së ndërtesave të epokave të ndryshme, që prezantojnë të ardhmen e vërtetë, të një procesi të rinovimit urban, të ndodhur në të shkuarën.
Qytetet kudo nëpër botë përmbajnë multitudë të cilat, si entitete të fuqishme e kreative i japin jetë qytetit dhe asaj që ne e konsiderojmë si pika kryesore e secilit komunitetit urban.