Tirana vitrine ballkanike per dy dite

Tirana, vitrine ballkanike per dy dite

Forumi ekonomik i Vjenës, një iniciativë bashkëpunimi mes vendeve të Adriatikut dhe Detit të Zi, e ngritur në vitin 2004 prej ambasadores bullgare në Vjenë, do të mbajë punimet e tij në Tiranë sot dhe nesër. Ai do t’i bashkangjitet presidencës së SEECP që Shqipëria po përmbyll, duke mbledhur në kryeqytetin shqiptar krerët e shtetit dhe qeverive të rajonit.

 

Duke filluar nga dita e djeshme, në Tiranë janë të pranishëm të gjithë liderët ballkanikë, me përjashtim të kryeministrit grek Cipras, i cili duket se do të bojkotojë ardhjen, për shkak të momentin të vështirë që po kalojnë marrëdhëniet dypalëshe. Megjithatë, Tirana do të jetë streha e të paktën dy kryeministrave të tjerë, të cilët nxisin kërshëri dhe interes me ardhjen e tyre. Vuçiç dhe Gruevski vijnë në Shqipëri, e këto vizita s’mund të jenë kurrsesi as banale, as të zakonshme. I pari vendos një precedent unik në marrëdhëniet mes dy vendeve, si i pari kryeministër serb që shkel në tokën shqiptare. Kurse i dyti vjen në Tiranë pas ngjarjeve në Kumanovë dhe presionit të skajshëm nën të cilin ndodhet në vendin e tij, për shkak të krizës së thellë politike që kalon ky vend. Për t’u shqyrtuar është gjithashtu qëndrimi që do të mbajnë Rama dhe Gruevski, pas deklaratave të kryeministrit shqiptar, për një veto eventuale ndaj afrimit të Maqedonisë në NATO.

 

Tirana do të jetë për dy ditë një vitrinë e politikës ballkanike, por do të jetë më së shumti laboratori diplomatik i testimit të marrëdhënieve delikate që kanë mes tyre aktualiasht vendet e Ballkanit Perëndimor. Një rast i mirë për të parë sesa të mëdha janë shanset për një ulje tensionesh dhe zhvillim marrëdhënisesh në një pjesë të Europës që vazhdon të prodhojë histori, më shumë sesa është në gjendje të konsumojë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama