Ilir Daja nuk do të jetë më trajneri i Tiranës. Tekniku i bardhebluve ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i 24-herë kampionëve. Nëpërmjet një deklarate për shtyp Daja sqaron arsyet e largimit të tij nga kryeqytetasit. Ku njëra prej tyre është dhe mos arritje e objektivit Europë me ekipin.
Deklarata
"Qe ne marrjen e drejtimit, me fillimin e fazes se dyte te kampionatit, rame dakort me presidentin per objektivin Europe. Investimi sportiv i bere ne fillim te sezonit me afrimin e futbollisteve cilesore, si dhe investimi i bere ne infrastrukture, me krijoi besimin se objektivi ishte i realizueshem. Rezultatet qe skuadra mori ne kete periudhe, ishin pozitive dhe motivuese per te arritur ne fund aty ku te gjithe deshironim. Demtimet e shumta nemesin e sezonit, pas muajit janar, demtime te cilat erdhen per shkak te fatit te keq, kushtezuan ecurine e skuadres deri ne perfundim te sezonit. Kam premtuar publikisht qe do te jap doreheqjen nese Tirana nuk arrin te siguroje Europen dhe sot po e jap ate. Nje gje te tille ja kam komunikuar presidentit Halili dhe skuadres ne perfundim te ndeshjes. Pergjate shtate muajve tek Tirana, kam qene i impenjuar maksimalisht dhe kam punuar me nje grup lojtaresh te motivuar edhe pse grupi ka qene i limituar ne numer, serish kemi punuar ne kohezion. Falenderoj presidentin qe me dha mundesine per te drejtuar ekipin me te titulluar ne Shqiperi, skuadren, stafin me te cilin kam punuar dhe padiskutim tifozet per te gjithe suportin qe na kane dhene. Te gjithe bashke do kishim dashur ta mbyllnim me mire kete sezon. Faleminderit. "