Tirana/ Rekord i Laskut 100 pike ne nje ndeshje

Tirana/ Rekord i Laskut, 100 pikë në një ndeshje

Historike për Gent Laskun, e tillë për basketbollin shqiptar. Në një mbrëmje të jashtëzakonshme si ajo e djeshmja, titullari i Tiranës realizoi plot 100 pikë në fitoren e thellë ndaj Flamurtarit 133- 68. "De jure" rekord në Shqipëri.gent lasku tirana basket Lasku rrëzon kështu nga froni Gerti Shimën, i cili me fanellën e Valbonës do të realizonte 91 pikë. Në një intervistë për "Panorama Sport", basketbollisti Lasku u shpreh se gjithçka ishte e rastësishme. Gjithashtu ai tha se pa ndihmën e shokëve të ekipit nuk do ta kishte arritur kurrë.

Nga sot (dje) keni hyrë në historinë e basketbollit shqiptar për pikët e shënuara, 100...

Po, po është e vërtetë. Është rekord. Është një kënaqësi shumë e madhe të arrish të shkruash emrin në historinë e një sporti për të cilën ti ke dhënë jetën dhe i ke dedikuar shumë kohë. Por kuptohet që pa ndihmën e shokëve të ekipit nuk do ta kisha arritur kurrë. I falënderoj që të gjithë. Rekordin e mëparshëm e thyeni me 9 pikë, i mbajtur nga Gerti Shima. Saktë.

91 pikë të shënuara nga Shima, 100 të shënuara prej meje. E kishit parashikuar këtë rekord apo ishte i rastësishëm?

Jo, jo. Loja filloi normalisht. Kur e pamë që po më ecte në finalizime, pra isha në një ditë të mirë, atëherë u bënë të gjithë bashkë dhe më ndihmuan që të arrija këtë objektiv.

Më shumë dypikësha apo trepikësha të realizuar?

Kam bërë më shumë trepikësha se dypikësha. Duke futur këtu edhe kosh personal, domethënë dypikësha plus një.

Trepikëshi është specialiteti juaj?

Normalisht. Jam lojtari i jashtëm. E mbani mend kur ka qenë maksimumi i pikëve të shënuara prej jush? Po, e mbaj mend. Ka qenë 54 pikë të shënuara kundër Pogradecit. Edhe atëherë bëhet fjalë në kampionat kombëtar për të rritur. Në vitin 2004 në ndeshjen EDS kundër Pogradecit.

A ka një dedikim special për këtë mbrëmje të paharrueshme për ju?

Patjetër. Ia dedikoj ekipit që pati besim. Për mua i shënoi Tirona ato pikë me dorën time.

Topin e keni marrë me vete në shtëpi?

Po, po, edhe të firmosur.

Urimi i parë pas vendosjes së rekordit?

I pari ishte normalisht nga djemtë e ekipit, pastaj erdhën gradualisht. Më kanë uruar shumë, shumë veta. Përpara se të kontaktonim bashkë, për asnjë sekondë nuk e kam lënë telefonin mbi tavolinë.

Më i veçanti për ju?

Urimi më i veçantë ka qenë i familjes sime, bashkëshortja së cilës iu bë shumë qejfi.

A ishte ky rekord edhe një sinjal për trajnerin e Kombëtares shqiptare?

Besoj se ai si seleksionues i ka parasysh objektivat e tij. Gjykoj nëse do ta shohë të arsyeshme pa dyshim që unë kontributin tim në ekip kombëtar do ta jap.

Përgatiti: OLGERT SERANI


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama