Javën e ardhshme, Bashkia e Tiranës do të përzgjedhë kompaninë, e cila do të ndërtojë bulevardin e ri të Tiranës. 4 kompani ndërkombëtare nga Evropa dhe Lindja e Mesme paraqitën ofertat financiare si dhe dokumentacionin përkatës, për të realizuar këtë, i cili u lançua nga Basha gjatë fushatës elektorale të vitit 2011. Në fazën e parë të punimeve ,që nis nga Stacioni i Trenit përfshihet edhe një parkim nëntokësor. Përgjatë bulevardit është parashikuar kalimi i linjës së tramvajit, që do të lidhë terminalin multimodal të pasagjerëve me sheshin “Nënë Tereza”.
Në bulevardin e ri të Tiranës do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë dhe institucione të tjera publike, disa institucione kulturore dhe artistike, qendra biznesi etj. Zbatimi i projektit të bulevardit verior dhe lumit të Tiranës do të zhvillojë një nga pjesët më të prapambetura të qytetit të Tiranës. Zona urbane që ndikohet nga ky projekt është 14 km2. Zbatimi i këtij projekti do të mundësojë ndërtimin e një poli të ri në kryeqytet.