Pavarësisht se ky zyrtar i lartë kroat ishte duke shprehur qëndrimin e shtetit që përfaqëson pas prezantimit spektakolar të prodhimeve të industrisë kroate, kjo deklaratë mishëron edhe interesat e kompanive gjigande të vendeve anëtare të NATO-s që ofrohen në panair.
Që në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar, ku dhe po zhvillohet panairi, shihen mjete të blinduara të teknologjisë së fundit ushtarake. Kompania Duro Dakovic që tashmë është në bashkëpronësi me një firmë nga Finlanda, një ndër prodhuesit dhe furnizuesit kryesorë të ushtrisë së ish-Jugosllavisë i paraqet publikut një makinë gjigande të blinduar, pjesë e infrastrukturës të forcave tokësore, por edhe një nga mjetet më të avancuara të kohës.
Kompania Duro Dakovic është një kompani që ka furnizuar me mjete shumë forca të armatosura në botë. Por, stenda shumë të veçanta ka edhe në brendësi të ambienteve të Muzeut, ku ndeshesh menjëherë me prodhimet e fundit të kompanisë franceze Renault. Me gati 100 vjet eksperiencë, kompania RENAULT Trucks Defense paraqet mjetet e saj të blinduara dhe taktike.
Renault Trucks Defense është e specializuar në ndërtimin e mjeteve të blinduara të cilat janë të përshtatshme për mbrojtje dhe lëvizje të shpejtë. Mjetet që mbajnë këtë emër janë të përdorshme nga këmbësoria për transport të trupave, paisjeve dhe montimin e armatimeve të ndryshme në to. Po kështu dhe në sigurinë e brendshme ka një sërë mjetesh që i përshtaten terreneve të ngushta siç mund të jenë ato në qytete.
RENAULT Trucks Defense ka ndërtuar dhe mjete që mund të nevojiten në situata luftimi për ndihmën e shpejtë. Në pavionin francez gjendet dhe MAG FORCE INTERNATIONAL. Që prej 1953-it, MagForce ka arritur me sukses që të diversifikojë dhe zgjerojë gamën e produkteve, duke arritur që të ruajë origjinalitetin dhe dëshirat e klientëve. Kompania ofron produkte për mbrotje civile dhe ushtarake, duke pasur kështu kliente të shumtë në sektorin civil dhe ushtarak.
Produktet janë nga mjetet për lundrim e deri të veshjet për situata dhe terrene të ndryshme, mjetet e ndihmës së shpejtë, apo pajisje ndihmëse si fikëse zjarri apo ndriçues. Kompania numëron qindra klientë që janë qytetarë të thjeshtë, polici të ndryshme apo dhe qeveri. Në Tiranë, ALMEX 2011 ka sjellë dhe një prej prodhuesve më të dëgjuar në botë.
Me një histori dhjetra vjeçare që në nis nga shekulli i 17-të, kompania Nexter shfaq vlerat më të mira në prodhime krejt të veçanta. Me 2 mijë e 700 të punësuar, me 1.1 miliard euro shitje dhe rreh 600 milionë euro porosi për të kryer aktualisht, Nexter renditet ndër gjigandët europianë të prodhimit, raportoi BW.
Kompania ka 9 vendprodhime në Francë dhe është e pranishme në më shumë se 100 shtete. Sistemet e ndryshme, pajisjet elektrike, armët e kalibrave të ndryshëm, municionet, makineritë dhe mjetet e ndryshme janë sektorët ku Nexter prodhon. Një pavion i rëndësishëm është ai i Polonisë. Këta prezantohen me AMZ - Kutno Sp. z o.o.. Kjo kompani është lider në Poloni për shëndërrimin sipas kërkesave të klientëve të mjeteve të ndryshme.
Kompania është krijuar në vitin 1999 dhe që prej atëherë ka korrur sukses në fushën ku operon. Ambulancat, mjetet ushtarake, ato të blinduara për transport parash, zjarrëfikëset dhe mjetet për qëllime të tjera janë specialiteti që AMZ – Kutno realizon. Kjo kompani merr mjete të thjeshta dhe i transformon duke plotësuar çdo kërkesë të klientëve. Kamionet e modifikuar për qëllime dhe detyra krejt të veçanta janë specialiteti i kompanisë tjetër polake POJAZDY SPECJALISTYCZNE.
Specialistët e saj marrin një mjet të thjeshtë dhe e modifikojnë duke e kthyer në një zjarrëfikse, mjet ushtrie apo ambulancë. Me sukses janë modifikuar mjete transporti të thjeshta që janë kthyer në autobote modernë, mjetet të ndihmës në rrugë apo të forcave policore. Gama e mjeteve të modifikuara është e gjerë dhe klientët janë forca ushtarake, policore, spitale, zjarrëfikëse apo kompani që ofrojnë ndihmë të shpejtë në rrugë.
Një tjetër grup i madh kompanish prezantohen nën logon Bumar sp. z o.o. Kky grup, është një prej ndërmjetësve dhe furnizuesve kryesor në sektorin ushtarak në Poloni. Grupi Bumar përbëhet nga 23 kompani prodhuese dhe tregtuese të municioneve, radarëve, raketave dhe koracave. Për rreth 40 vjet kompania ka udhëhequr tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar të armatimit, paisjeve të ndërtimit, minierave dhe transportit. Bumar ka furnizuar, shitur dhe ofruar shërbime për ushtrinë polake dhe për rreth 40 shtete në Europë, Afrikë, Azia, Amerikën e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.
Për të apasionuarit pas traditës dhe armëve, në një stendë mahnitëse prezanton dhjetra armë kompania më e dëgjuar italianë në llojin e vet. Beretta është prodhuesi më i vjetër i armëve në botë, duke datuar aktivitetin prodhues që nga viti 1526. E drejtuar ende nga familja Beretta, kompania prodhon armë zjarri moderne dhe aksesorë vëzhgimi që janë të njohura botërisht për cilësinë dhe besueshmërinë. Në tregun e mbrojtjes, Beretta ofron zgjidhje të përshtatshme duke plotësuar kërkesat më strikte e të veçanta që kanë në ditët e sotshme forcat policore, me një katalog produktesh që nga auomjetet ujëhedhëse e deri të shotganët me përdorim taktik apo snajperat ekstremë.
Në pavionin italian ka dhe kompani të tjera interesante në atë çka ofrojnë. ALIMARTY SRL e mirënjohur në hetime private dhe siguri vjen në panairin ALMEX 2011 në Tiranë. Kjo kompani ofron siguri për klientët e ndryshëm të cilët gjenden në situata jo të pëlqyeshme. Kërkimi i të humburve, hetime për probleme në martesa, shërbime fotografike apo viedo, parandalim i dhunës në familje apo ndihmë në raste kërcënimesh janë ajo çka kompania ofron. Alimarty srl është e aftë të ndihmojë dhe sipërmarrjet e ndryshme në raste kërcënimesh, vjedhjesh, konkurence të pandershme apo shërbime ligjore./