Tirane Presidenti Napolitano takime me kreret e shtetit shmanget nga kreret e PD

Tirane, Presidenti Napolitano takime me kreret e shtetit, shmanget nga kreret e PD

Presidenti i Italisë Giorgio Napolitano, nis sot takimet zyrtare në Tiranë. Ai mbërriti në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Shqipëri, ndërsa sot do të ketë takime me homologun e tij shqiptar Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama.

Në orën 16.45 do të ketë takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta, për të qënë pjesë e seancës jashtë radhe të Kuvendit në orën 17.00, ku do të mbajë dhe fjalën e tij.

Ndërkohë që nuk do të ketë takime me krerët e PD, partisë më të madhe opozitare për shkak se dy liderët kryesorë të saj, kryetari demokrat Lulzim Basha dhe ish-kryetari e ish-kryeministri Berisha kanë udhëtuar drejt Irlandës për të marrë pjësë në kongresin e PPE-ve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama