Policia e Tiranë ka vijuar ditën e sotme aksionin për bllokimin e motorëve, të cilët qarkullojnë pa dokumentacion të rregullt. Në një njoftim të policisë thuhet se do të merren masa administrative për drejtuesit e motorëve, të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor si dhe për ata, të cilët lëvizin pa kaska mbrojtëse. Motorët janë kthyer në një problem për rrugët urbane të kryeqytetit, sidomos për shkak të numrit të lartë të aksidenteve ku janë të përfshira këto mjete. Shumica e drejtuesve të motorëve nuk përdorin kaskë mbrojtëse duke rrezikuar jetën në rast aksidenti.