Një telefonatë anonime nga një zë mashkulli që dukej se ishte adoleshent, ka mbërritur në sallën operative të policisë së Tiranës, ku është lajmëruar për bombë në shkollën “Qemal Stafa”. Nga të dhënat e para ende nuk dihet nësë lajmi është i vërtetë apo është i rremë, por forcat policore dhe ekspertët xhenierë kanë mbërritur në vendngjarje për të izoluar zonën.
Policia ka evakuar nxënësit dhe mesuesit nga godina e shkollës, ndërsa po bëhet kontrolli me aparaturat dhe qentë antieksploziv. Po punohet edhe për gjetjen e personit që telefonoi për të njoftuar për bombë në ambientet e shkollës.