Sherri për hapjen e një varri në afërsi të një banesës ka përfunduar me vrasjen e varrmihësit të Varrezave të Sharrës. Viktima, 38-vjeçari Altin Çullhaj, prej kohësh punonjës te Varrezat e Sharrës është vrarë pas sherrit me pronarin e një banese i cili ishte kundër hapjes së një varri pranë pronës së tij.
Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje pasi është njoftuar ka nisur edhe hetimet, duke identifikuar edhe autorin, i cili është 25-vjeçari, Egerin Tafa. Momentalisht, Egerin Tafa është shpallur në kërkim nga ana e policisë së kryeqytetit, e cila po punon për kapjen e tij.