Tirane masa shtrenguese per lojerat e fatit

Tirane, masa shtrenguese per lojerat e fatit
Bashkia e Tiranës do të marrë masa shtrënguese për lojërat e fatit. Ajo parashikon grupimin e tyre në një vend të veçantë në periferi të Tiranës. Gjithashtu për këtë aktivitet do të vendoset një tarifë e veçantë taksash.

Bashkia e Tiranës ka ngritur një grup pune i cili po shqyrton grupimin në një zonë të vetme të të gjitha  lojërave të fatit që shtrihen në territorin e bashkisë. Grupi i punës do i propozojë Këshillit Bashkiak, vendosjen e një tarife të veçante për lojërat e fatit. Po kështu, grupi i punës ka parashikuar kushte shtrënguese, për punësimin e personelit dhe rikonstruktimin e infrastrukturës, në zonën ku do të grupohen lojërat e fatit”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Sipas saj “këto masa kanë për qëllim një monitorim më të mirë të këtij aktiviteti dhe frenimin  e problemeve sociale, komunitare dhe te  kriminalitetit te lidhur me këtë aktivitet”.

Disa kohë më parë edhe kryeministri Berisha propozoi një plan masash për frenimin e personave që denoncohet nga familjarët apo të afërmit, për të hyrë në lojërat e fatit. Një plan i tillë u bë disa ditë objekt bisedash në kafene dhe vetëm kaq.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama