Tirane policia shperndan me shkopinj gome protesten per vdekjen e Karelit

Tirane, policia shperndan me shkopinj gome protesten per vdekjen e Karelit

Dhunë Policore në rrugën e Kavajës


Dje në rrugën e Kavajës sikurse duket edhe nga pamjet e kursyera të televizioneve shqiptare, u ushtrua dhunë policore. Skafandrat me shkopinj gome ju sulën protestuesve e më pas çfarë ju dilte përpara edhe kalimtarë të rastit duke ju dhënë dy deri tre goditje me shkopinj secilit. Një polic u shfaq duke tërhequr prej veshi një protestues tek e shoqëronte me duar në pranga drejt një furgoni policie.

 

Rruga e Kavajës nuk është as dera e ambasadës e as rrethimi i saj. Ajo është një nga rrugët më të hershme e të rëndësishme të Tiranës. Në atë rrugë ka të paktën katër objekte kulti, tre qendra tregtare dhjetëra institucione të edukimit. Marshimi i policisë me skafandra, shkopinj gome dhe dhune fizike e psikologjike duke vënë përpara qytetarë të shtjesht apo besimtarë që dilnin nga xhamitë, e ka emrin “dhunë policore” dhe dëshmon që në policinë e shtetit ka rilindur shkolla e vjetër e policisë, shkollë me precedent të rëndë në dhunimin e të drejtave të njeriut. /Shqiperia

 

Një grup të rinjsh në kryeqytet, kryesisht anëtarë të “Tifozëve Kuq e Zi” dhe aktivistë të "Aleancës Kuq e Zi", kanë zhvilluar një protestë për torturimin dhe vdekjen e Ilia Karelit në burgun grek.

 

Policia shpërndan protestën me shkopinj gome, arreston dy persona. (/er.cu/BalkanWeb)

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama