Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është përfshirë në flakë, duke çuar në vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri.
Burime nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si kthesa e Valiasit në Kamëz, ndërsa automjeti i përfshirë në aksident është tip ‘Renault Klio’ me targa AA905HD.
Sipas burimeve të policisë, automjeti sapo ka dalë nga rruga është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë, dhe më pas është përfshirë nga flakët. Për pasojë ka humbur jetën një person, ende i pa identifikuar si dhe është plagosur rëndë 37-vjeçari, Hasbi Hidri. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë.
Ndërkohë policia po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.