Tirane shtyhet seanca e pare ndaj Shpetim Gjikes mungonin deshmitaret

Tirane, shtyhet seanca e pare ndaj Shpetim Gjikes, mungonin deshmitaret

Ditën e sotme ishte parashikuar të zhvillohej seanca e parë gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika pas transferimit të dosjes se tij në Tiranë, por kjo seancë, me gjithë praninë e kryebashkiakut dhe të pandehurve të tjerë në dosjen ‘Gjika’ është shtyrë për shkak të mungesë së dëshmitarëve.

Seanca e radhës ndaj kryebashkiakut të Vlorës, i cili bashkë me disa persona të tjerë akuzohet për falsifikim dokumentesh, është shtyrë për më 24 shkurt. Vetë Gjika është shprehur se do të jetë i pranishëm në çdo seancë të gjyqit që zhvillohet ndaj tij pas akuzave të prokurorisë së Vlorës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama