Tirane u merrte para studenteve ne kembim te notes pranga pedagogut

Tirane, u merrte para studenteve ne kembim te notes, pranga pedagogut
Një pedagog i Fakultetin Gjeologji Miniera në Tiranë ka rënë në prangat e policisë me akuzën e korrupsionit pasiv. Polica e Tiranës informon se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Enver Çoku, i cili ushtron detyrën e shefit të Departamentit të Gjeologjisë së Zbatuar dhe Mjedisit në Fakultetin Gjeologji Miniera, Tiranë, pasi u merrte para studentëve në këmbim të një note kaluese.

“Ky shtetas ka marrë shuma parash nga një student i Universitetit Bujqësor Kamëz, duke i premtuar atij ndërhyrjen tek disa pedagogë të këtij universiteti për ta kaluar në disa provime në të cilat ai kishte hyrë më parë dhe nuk kishte marrë notë kaluese”, – shprehen burime të policisë së kryeqytetit.

Ndërkaq, vijojnë hetimet për verifikimin e rrethanave të këtij procedimi penal në lidhje me veprimet e kryera nga pedagogët tek të cilët Enver Çoku ka pohuar se ka ndërhyrë për këtë çështje.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama