Një shpërthim ndodhi rreth orës 10:00 në rrugën "Budi". Policia thotë se shpërthimi ndodhi në hyrje të një lokali dhe 3 persona, personel i lokalit kanë mbetur të plagosur. Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë. Shpërthimi ndodhi në rrugën që lidh "Licenun Artistik" me "Qytetin Studenti".
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e komisariatit 1 por dhe drejtuesit e policisë së Tiranës. Në vendngjarje janë dhe ekspertë të xhenios për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.