Grupimi i tifozëve "Tirona Fanatiks" kanë reaguar përmes një statusi në profilin e tyre në "Facebook" në lidhje me vendimet e Komisionit të Disiplinës për incidentet e ndodhura në Derbi.Tifozët e bardhebluve ironizojnë vendimin e Komisionit të Disiplinës për dënimin me 8 ndeshje mungesë në stadium.
Ndërkohë që akuzojnë për një kampionat të korruptuar që sundon politika.
Reagimi
DEKLARATE
Komisioni i Disiplines gjeti perseri fajtoret: jane Tirona Fanatics! Tre jave nga perfundimi i kampionatit perseri denohet tifozeria ultras me e mire ne Shqiperi per te vazhduar linjen persekutuese duke dhene denimin absurd te rradhes qe edhe ata vete ne F$HF s'dijne ku ta justifikojne neper nene rregulloresh.
Perseri F$HF vazhdon te ruaje linjen e dy standardeve kur duhet te shperdaje kuturu denime duke e bere gjithnje e me te dukshme kete fakt.
Ne nje kampionat te zhytur ne korrupsion, paracaktime ndeshjesh, arbitrimesh skandaloze, ku politika sundon sportin, censurime mediash dhe te organizuar mjerueshem eshte e lehte te kuptohet qe duhen gjetur disa fajtore qe te largojne vemendjen nga F$HF. Jane FANATICS! E dime tashme refrenin e atyre qe sna duan por edhe ne do e kendojme si gjithnje kengen tone.