Skënderbeu vijon përgatitjet nga Durrësi për ndeshjen e radhës kundër Tiranës. Të fokusuar për objektivin titull, korçarët pritet të hedhin në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, duke qenë se trajneri Josa i ka të gjithë lojtarët në dispozicion. Dilemat për titullarët janë më shumë në mesin e fushës. Në portë Shehi është i sigurt, ndërsa në mbrojtje Vangjeli dhe Arapi do të luajnë nga krahët.
Për sa i përket qendrës, më të mundshmit janë Radas dhe Osmani, por për një vend lufton edhe Jashanica. Në mesin e fush- ës, Lilaj është titullari i padiskutuar i Josës, ndërsa Orelesi dhe Shkëmbi janë në balotazh për një vend nga minuta e parë. Në të djathtë të mesfushës do të luajë Progni, ndërsa në të majtë është Latifi ai që kompleton repartin.
Në sulm rikthehet Salihi titullar, por dilema më e madhe është për "partnerin" e tij. Me shumë mundësi Sebino Plaku do të ulë në stol Xhejmsin, që nuk po kalon një moment të mirë. Ky është një nga opsionet e trajnerit Josa për formacionin me skemën klasike 4-4-2. Megjithatë, ai do të shikojë edhe një herë gjendjen e grupit në seancën e sotme, e më pas do të vendosë përfundimisht për titullarët.
Përgatiti: Ll.Saro