UPDATE/ Islanda ka shkruar një tjetër kapitull suksesi në historinë e saj të futbollit, duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinalet e një Europiani. Islandezët triumfuan mbrëmjen e së hënës ndaj Anglisë me rezultatin 1-2.
Anglezët u futën si favoritë në këtë sfidë, por djemtë e drejtuar nga trajneri Lagerbak përmbysën çdo parashikim.
Edhe pse anglezët kryesuan që në katër minutat e para të takimit, islandezët u kundërpërgjigjën duke përmbysur rezultatin brenda 20' minutave të para.
Pas kësaj fitoreje modestët e Islandës do të përballen me vendin organizator (Francën) në çerekfinale, takim i cili do të luhet më datë 3 korrik.
Asgjë për t'u shënuar për Anglinë, e cila në fillim të turneut vlerësohej një nga ekipet më të forta të "Euro 2016"-ës.
Pjesa e parë
Islanda përmbys gjithçka në pjesën e parë. Anglezët e panë veten shumë shpjet në avantazh. Runi shndërroi në gol një 11-metërsh në minutën e katërt të takimit, duke i dhënë siguri ekipit të Hoxhsonit, por islandezët nuk u dorëzuan.
Sigurdson barazoi shifrat 2' minuta më pas me skemën tipike të islandezeve me dy pasime në zonën e rreptësisë, pas një krosi të harkuar nga një goditje dënimi. Ndërsa Sigthorson me një driblim në zonë kreu një gjuajtje të fortë drejt kuadratit për të cilën Hart e pati të pamundur ta ndalte.
Rezultati final:
Angli - Islandë 1 - 2
Gol: Runi 04´ (penallti)/ Sigurdson 06´, Sigthorson 19´
Formacionet:
Anglia: Hart, Rose, Cahill, Smalling, Walker, Alli, Rooney, Dier, Sturridge, Kane, Sterling.
Trajner: Hodgson
Islanda: Halldorsson, Saevarsson, Skulason, Sigurdsson, Arnason, Gudmundsson, Gunnarsson, Bjarnason, Sigurdsson, Boedvarsson, Sigthorsson.
Trajneri: Lagerbaeck