Tjeter denoncim ndaj Etose 700 mije euro per atesine e vajzes

Tjetër denoncim ndaj Etosë: 700 mijë euro për atësinë e vajzës

Ish-futbollisti i Interit, Samuel Eto është sërish në telashe me drejtësinë. Këtë herë nuk është Ana Baranca, e cila i ka kërkuar të njohë atësinë e vajzës së saj, por një tjetër ish-i i tij që pretendon se ka një fëmijë me sulmuesin.

Samuel+Eto+o+Juventus+FC+v+FC+Internazionale+JnGEJF7ayjxlSipas mediave italiane, gruaja është me origjinë spanjolle dhe ka pasur një lidhje të shkurtër me sulmuesin nga Kameruni.

Gruaja pretendon se vajza e saj tashmë është 16-vjeçe dhe disa herë ka tentuar ta takojë nga afër Etonë, por ky i fundit e ka shmangur duke mohuar gjithçka.

Avokatët e gruas që ka denoncuar Etonë kanë thënë se sulmuesi duhet të paguajë 700 mijë euro për mosmarrjen e përgjegjësive gjatë këtyre viteve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama