Një tjetër tërmet ka lëkundur disa pjesë të territorit shqiptar në orët e mëngjesit të sotëm. Tërmeti ra rreth orës 06:45 dhe zgjati disa sekonda. Lëkundja sizmike ishte me magnitudë 4,2 të shkallës Rihter.
Për fat të mirë këtë herë nuk ka pasur dëme materiale, pasi forca e lëkundjeve ka qenë më e vogël dhe kanë zgjatur më pak se sa tërmeti i rënë mëngjesin e djeshëm i cili kishte magnitudë 5, 2 të shkallës riter dhe u pasua nga 6 goditje të tjera më të lehta.
Thellësia e tërmetit ishte e vogël, nga 2 deri në 14 kilometra. Lëkundjet e forta e forta në shumë qytete shkaktuan panik, aq sa në zonat afër epiqendrës shumë persona e kaluan natën jashtë. Në Belsh disa banesa u bënë të rrezikshme për shkak të dëmtimeve të mëdha që pësuan.