Tjeter vizite e specialisteve te antidopingut ne kampin kuqezi

Tjetër vizitë e specialistëve të antidopingut në kampin kuqezi

Futbollistët e përfaqësueses shqiptare u janë nënshtruar testeve të tjera antidoping nga zyrtarët e UEFA-s, kontrolli i tretë i tyre që nga fillimi i këtij viti.

kombetarja-1

Bekim Balaj, Andi Lila, Frederik Veseli, Migjen Basha, Armando Sadiku, Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Arlind Ajeti, Odise Roshi dhe Mërgim Mavraj iu nënshtruan këtyre testeve që tashmë janë kthyer në rutinë për kuqezinjtë, të kontrolluar edhe para miqësoreve të marsit si dhe në fazën përgatitore që zhvilluan në Austri.

Më pas, ekipi zhvilloi stërvitjen e fundit në qendrën stërvitore, pasi që nga paraditja e nesërme, do të zhvendoset për në Lens. Atje është programuar një seancë e fundit stërvitore në orën 18:30. Gjatë asaj seance, trajneri De Biazi pritet të zgjidhë dilemat e fundit që ka për formacionin titullar.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama