To Vima publikon fotot e fundit te Kudret Kumes me gardianet e burgut te Nigritas (Foto)

'To Vima' publikon fotot e fundit te Kudret Kumes me gardianet e burgut te Nigritas (Foto)

E përditshmja greke “To Vima” ka publikuar sot foto tronditëse ku shfaqet i burgosuri shqiptar, Kudret Kume, njohur në Greqi si Ilia Kareli në shoqërinë e gardianëve dhe të drejtorit të burgut të Nigritas pak para vdekjes së tij. Fotot e shkëputura nga videot e kamerave të sigurisë, u publikuan në faqen e internetit të gazetës me titullin “Abuzimi në burgun e Nigritas”. Në pamje duket qartë se si 42-vjeçari shqiptar, gjysmë i zhveshur dhe i nxirë në fytyrë, shoqërohet për në dhomën e izolimit.

 

Ditën e martë 8 nga 15 gardianët e akuzuar për dhunën ndaj Karelit dëshmuan para hetuesve grekë, ndërkohë që gjashtë prej tyre iu komunikua masa e sigurisë arrest me burg. Të premten do të merren në pyetje 7 gardianët e tjerë dhe drejtori i burgut, i akuzuar për fshehje të krimit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama