Dielli mund të shkaktojë stuhi të fuqishme në Tokë që do të sillnin ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe çorjentimin e sistemit satelitor, GPS. Ndërkohë që Dielli është pothuaje në kulmin e ciklit të tij 11 vjeçar të shpërthimeve, shkencëtarët thonë se stuhi të forta mund të vijnë në Tokë.
Shpërthimet duken si njolla diellore. Shkencëtarët si Michael Wiltberger në Observatorin e Lartësive të Mëdha në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Armosferike në Boulder të Kolorados i emërtojnë ato CME, ose shpërthime masive të koronës.
“Vëzhgimi i ciklit diellor është shumë i hershëm. Kur Galileoja e drejtoi teleskopin e tij nga Dielli, ai pa njolla në sipërfaqe. Shkencëtrët kanë mbajtur shënime për njollat e konstatuara që nga ajo kohë. Pra ne kemi të dhëna prej rreth 200 vjetësh për njollat diellore”.
Wiltberger po ndërton modele kompjuterike për të ndjekur ciklin e Diellit që do të shërbejnë për të parashikuar më mirë kohën e keqe në hapësirë. Ai thotë se stuhia më e fortë gjeomagnetike diellore goditi tokën në vitin 1859. Astronomi Richard Carrington e vëzhgoi dhe la shënime për këtë në librin e të dhënave.