"Mungesa e suksesit gjate kerkimit te jetes jashtetokesore ne programin SETI, nepermjet te cilit kaq qene dashur te kapej sinjali i ndonje civilizimi te panjohur, tregon se, te pakten brenda nje rrethi prej disa mijera vite te drites nga toka, nuk ekziston asnje e tille”, tha Hawking. Nga ana tjeter, ne emisionin special “Discovery Channel Into the Universe with Stephen Hawking”, ky i fundit supozon se nje forme jashtetokesore te jetes ndoshta as qe do te mund ta njihnim si te tille, sepse ajo per ne do te mund te jete plotesisht e panjohur.
Mirepo, çfare thote Hawking lidhur me raportet per objektet e paidentifikuara fluturuese?
"Me sa duket, ne nuk jemi vizituar nga jashtetokesoret. Nuk besoj ne raportet per objekte te paidentifikuara fluturuese. Perse ato shfaqen vetem para syve te njerezve te çuditshem ose te semure?”
Stephen Hawking thote se jashtetokesoret, po qe se ekzistojne, nuk eshte e thene fare qe te jene miqesisht te disponuar karshi nesh.
"Jashtetokesoret kaq te perparuar ndoshta jane nomade ne kerkim te nje planeti te cilen do te mund ta pushtonin. Nese eshte keshtu, eshte shume logjike qe me rastin e ardhjes ne planet t’i shfrytezojne resurset e tij per ndertimin e anijeve te reja kozmike, per te vazhduar me tutje”, sqaroi ai.
"Jetojme ne nje shoqeri qe udhehiqet nga shkenca dhe teknologjia, megjithese gjithnje e me pak njerez deshirojne qe te merren me shkence. Dergimi i astronauteve ne Hene dhe vendosja e bazes lunare, me qellim te qarte qe se shpejti te nisemi edhe ne Mars, do te mund te rriste ndjeshem perkrahjen e publikut per punen shkencore”, tha ai.
Duke marre parasysh madhesine e gjithesise, ekziston nje mundesi e vogel qe te thuhet se toka eshte planeti i vetem ne te cilin arriti te zhvillohej jeta, theksoi 66-vjeçari Hawking gjate nje ligjerate ne universitetin George Washington, ne Washington DC.
Sipas tij, njerezimi duhet ta perqafoje hulumtimin e gjithesise, te pakten sa per te siguruar nje mbijetese afatgjate te vetvetes. Nderkaq ata qe i kundervihen investimit te tille, Hwaking i krahason me ata qe hulumtimin transatlantik te Christopher Columbos, te vitit 1492, e quanin vetem nje shpenzim te kote parash. (RFE)