Tokelau kombi 100 per qind diellor

Tokelau, kombi 100 per qind diellor
Arqipelagu i vogël Tokelau, në oqeanin Paqësor, që druhet se do të jetë ndër viktimat e para të ndryshimit të klimës, është kthyer në kombin e parë në botë që plotëson vetëm përmes energjisë diellore të tëra nevojat për elektricitet, duke i dhënë fund vartësisë nga materialet ndotëse dhe të kushtueshme.

Me mbështetjen e Zelandës së Re, që administron Tokelaun, në tre zona kryesore të tij janë ndërtuar tre rrjete elektrike me energji diellore, e fundit e të cilave përfundoi punimet këtë javë.

“Projekti i energjisë së rinovueshme të Tokelaut është i pari në botë. Tre zonat e tij kanë kapacitetet e duhura diallore për të plotësuar nevojat për elektricitet”, ka deklaruar ministri i Jashtëm zelandez, Murray McCully.

“Deri tani Tokelau varej 100 për qind nga karburantet për të gjeneruar elektricitet, me pasoja të rënda ekonomike dhe ambjentale”, ka sqaruar ministri. Ishujt e largëta të Tokelaut, me 1500 banorë, ndodhen mes Zelandës së Re dhe ishujve Hauai, me fare pak lidhje fizike me pjesën tjetër të botës. Në këtë arqipelag nuk ka aeroport dhe duhet më shumë se një ditë udhëtim në det për të arritur në jug të tij ishullin më të afërt Samoa.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama