Ajo e ka planifikuar tashmë pagëzimin për Sunday Rose në Australi, në muajin shtator. Për të celebruar ritin shumë të rëndësishëm do të jetë i njëjti prift që ka martuar aktoren dhe bashkëshortin e saj, Urban, dy vjet më parë.
“Nikole e Keith janë të dashuruar marrëzisht pas të voglës së tyre. Nicol do të jetë një mama me plot kuptimin e fjalës dhe ka refuzuar të gjitha ofertat që i kanë ardhur për ndihmë”- thonë zërat pranë çiftit.
Motra e starit të filmit “The Interpreter" dhe një dado janë në dispozicion për çdo nevojë që do të ketë nëna Nicol në të ardhmen.
Dhurata e bërë nga Cruise nuk është e vetmja. Nicole ka marrë qindra buqeta lulesh.
Por, Tom ka qenë i pari që e ka befasuar Nicolën, duke i dërguar aq shumë lule, sa me to është mbushur një dhomë e tërë.
Mësohet se mes urimeve ka qenë edhe bileta e kryeministrit australian Kevin Rudd, me përgëzimet e rastit.
Bruna Prifti : Gazeta Shekulli