Tom Doshi rebelohet ndaj Rames Po mbron biznesmenet e djathte

Tom Doshi rebelohet ndaj Rames: Po mbron biznesmenet e djathte

Deputeti i PS-se, Tom Doshi ka akuzuar kryeministrin Rama dhe ministrat se janë duke mbështetur biznesmenët e PD-së. Gjate debatit te djeshëm në mbledhjen e grupit te PS-se Doshi ka thënë se se qeveria eshte duke mbrojtur Zamir Manen.

“Ne duhet me ia tregu shqiptarëve kush është dhe se do të anulojmë të gjitha koncesionet. Ne e dimë mirë kush i ka marrë koncesionet. I ka marrë Zamir Mane. Qeveria po e mbron Zamir Manen, nuk po i bie”- ka thënë Doshi, shkruan sot “Panorama”.

Duke reaguar pas tij, Rama ka deklaruar se gjithccka e thënë në fushatë do të zbatohet. “Por këto nuk po bëhen për një arsye, kemi rrëzuar një pjesë të konsiderueshme të marrëveshjeve dhe të koncesioneve që janë bërë, dhe po merremi me studimin, por, nga ana tjetër, nuk mund t’i pasurojmë sepse janë shuma marramendëse që mund të ikin nga Arbitrazhi”- ka thënë Rama.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama