Tom Doshi sherr me Tahirin ne nje restorant

Tom Doshi, sherr me Tahirin ne nje restorant

Biznesmeni dhe deputeti i PS, Tom Doshi është grindur ashpër me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dje në restorantin “Il Gusto” në kryeqytet. Burime të besueshme bëjnë të ditur se Doshi ka qënë duke drekuar kur papritur është futur në të njëtjin restorant edhe ministri Tahiri. Sipas burimeve, Doshi e ka sharë me fjalë të rënda Tahirin ndërsa ai po ulej në një tavolinë tjetër të restorantit.

“Mamaja jote akoma vesh minifund edhe pse i ka kaluar të 60-tat”, i është drejtuar Doshi ministrit Tahiri. Sharjet dhe fyerjet kanë vijuar për disa minuta, ndërsa ministri i Bendshëm nuk ka reaguar fare, por ka ulur kokën ndërsa Doshi vazhdonte ta shante. Mendohet se sherri ka ndodhur për shkak të bllokimit të kazinove nga ministri Tahiri gjatë operacionit policor “Fund Marrëzisë”, ku janë bllokuar edhe disa nga kazinotë e Doshit në Tiranë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama