Suksesi që ekipi i Leiçesterit po arrinë në Angli duke kryesuar Premier Ligën me 7 pikë ndaj ndjekësit të më afërt, Totenhemit, ka përfshirë edhe aktorë të njohur të Hollivudit.
Tom Henks ka rrëfyer se edhe pse skuadra e tij e zemrës është Aston Vila, ai dëshiron që titullin kampion ta fitojë Leiçesteri.
"Doni të më bëni të qaj në TV? Kjo është e keqe, por mund t'ju them se kam vënë 100 sterlina për Leiçesterin, pra, mendoj se në fund do të shkojë çdo gjë mirë",-ka rrëfyer aktori i njohur para interesit të gazetarëve në Londër.
Aktualisht, skuadrës së Ranierit i duhen vetëm 3 pikë për t'u shpallur kampion kur duhen edhe tri javë që të përfundojë Premier Liga. Nëse 'dhelprat' fitojnë në ndeshjen e ardhshme, atëherë titulli mund të bëhet realitet për modestët e Leiçesterit.