Tomori është shpallur kampione e Kategorisë së Dytë. Beratasit kanë mposhtur në finale skuadrën e Shën Kollit me rezultatin 2-1.Për 90 minuta lojë rezultati ka qenë i barabartë 1-1, ndërsa gjithçka është vendosur në minutat shtesë.
Danaj realizoi për lezhjanët në minutën e 57´ dhe Kanapari barazoi shifrat duke ju falur kohës shtesë. Në fund kanë festuar beratasit pas realizimit të golit nga Çaço në minutën 121´ i cili e ktheu "Qemal Stafën" në festë.
Të dyja këto ekipe sezonin e ardhshëm do të militojnë në Kategorinë e Parë.