Më poshte kemi një listë ndërkombëtare me 10 gjërat më të vjedhura në hotele.
Peshqirë - keni vërtet nevojë për peshqirë të tjerë në shtëpi, apo ju thjesht doni të keni diçka që tregon emrin dhe vendin ku ju keni qëndruar. Shpesh këto objekte mund t’i gjeni tek dyqani i dhuratave që ndodhet në hotel.
Robdëshambrë - kush ka aq shumë vend në valixhe sa të fusë një robdeshambër? Ne ju propozojmë të merrni me vete një valixhe më të vogël, kështu që nuk do keni mundësi të vidhni.
Tavllat - me të vërtetë? Tavllat nuk është se janë dhe shumë të shtrenjta, besojmë se kushdo mund të blejë një. Ose më mirë akoma, lëreni duhanin, është i dëmshëm për shëndetin!
Llampat e vogla - kjo po që është çmenduri. Vërtet doni të keni në valixhe copa xhami? Kjo vjedhje mund të mos jetë e suksesshme, pasi valixhja mund të hidhet pa kujdes dhe llampa mund të thyhet. Fundja, hamendësime janë…
Bateritë e telekomandës - bateritë janë shumë të shtrenjta dhe ndoshta kjo vjedhje mund të merret në konsideratë. Por si do ndiheshit nëse ju ishit “miku” i rradhës në hotel dhe të gjenit një telekomandë pa bateri?
Çarçafët - i madh…jemi të sigurt që pastruesja do e verë re dhe ju do të gjobiteni.
Shampoo dhe locione trupi - ka hotele që këtë e mendojnë si vjedhje. Ne mendojmë se këto janë vënë aty për tu përdorur nga miqtë. Nëse nuk i përdorim, pse nuk mundemi ti marrim me vete?
Tharëse flokësh - me të vërtetë ju nevojitet një tharëse flokësh nga hoteli? Në eksperiencat tona, ato për hir të së vërtetës nuk janë dhe aq të mira. Më mirë shko dhe bli vetë një te Çamët.
Seti i qepjes - ato janë menduar të përdoren të rast emergjence dhe nuk janë ideuar për tu marrë në shtëpi.
Hapëse shishesh - nuk na ka rastisur të shohim shpesh hapëse shishesh nëpër hotele, kjo me siguri ngaqë dikush para nesh i ka vjedhur.