Top Gear Shqiperia eshte foleja e hajduteve te makinave

Top Gear: Shqipëria eshte 'foleja e hajduteve te makinave'
Programi i famshëm i BBC ka regjistruar një episod të emisioneve të tij në Shqipëri lidhur me çështjen e makinave. Me humorin e tyre, Jeremy Clarkson dhe dy bashkëprezantuesit kanë trajtuar një sërë çështjesh por kryesorja është se ata e cilësojnë Shqipërinë si një "fole e mafias për vjedhjen e makinave".

"Me sa duket, ajo që ndodh është se shqiptarët shkojnë në Angli, gjejnë një punë, blejnë një makinë dhe pastaj kthehen bashkë me të", tha Clarkson në një segment të programit me ironi duke vërejtur numrin e madh të makinave me targa angleze në Shqipëri. Në studio është treguar një histori se si një ministër i qeverisë shqiptare ishte zënë ngushtë, pasi makina e tij ka rezultuar e vjedhur nga një pikë kontrolli të policisë kufitare greke. Gazeta britanike "The Guardian" shkruan se Ambasada Shqiptare ka preferuar "të pranoië fyerjet", pa reaguar për një gjë të tillë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama