Braziliani Neimar mendon se Kristiano Ronaldo është favoriti absolut për të fituar "Topin e Artë" në këtë edicion.
"Fitorja e trofeve ka shumë rëndësi. Ai ka fituar Ligën e Kampioneve dhe tani edhe Kampionatin Europian. Ndaj ai është shumë afër trofeut", theksoi Neimar për gazetën braziliane "Lance".
Gazetarët brazilianë u çuditën me elozhet e tij, meqenëse dy futbollistët janë pjesë e Realit dhe Barcelonës, dy klubeve që kanë një rivalitet të ndezur dhe e shihnin këtë si një tradhëti ndaj Mesit.
"Kristiano Ronaldo është gjithashtu një lojtar i madh, fitorja e tij nuk do të ishte surprizë", ishte shpjegimi i Neimar.