Liqenorët nuk i kanë humbur shpresat për një rrotacion me Luftëtarin në kreun e klasifikimit, që do të bënte ngjitjen e tyre në Superiore sezonin e ardhshëm. "Jemi vetëm dy ekipe që po konkurrojmë për vendin e parë dhe kjo na bën që të hedhim hapa të kujdesshëm në çdo ndeshje, pasi gabimi më i vogël na largon nga gara.
Sfidën e radhës e luajmë ndaj Lushnjës, një ekip që duhet vlerësuar, por ne do të mendojmë vetëm për fitore dhe jam i bindur se do ta arrijmë", ka thënë sulmuesi Elidion Topllari. Takimin me myzeqarët, Pogradeci do ta luajë në shtëpi dhe mbështetja e tifozerisë pritet të mos mungojë. Liqenorët kanë një diferencë prej dy pikësh me vendin e parë.
Përgatiti: Pëllumb Starova