Torino zyrtarizon Ajetin futbollisti tregon emocionet e firmes

Torino zyrtarizon Ajetin, futbollisti tregon emocionet e firmës

Pas tre ditësh pritje, klubi i Torinos ka zyrtarizuar sot nënshkrimin me mbrojtësin shqiptar Arlind Ajeti. Klubi italian ka postuar njoftimin zyrtar në faqen e internetit, të shoqëruar edhe me fjalët e drejtorit sportiv Xhanluka Petraki dhe vetë futbollistit shqiptar.

arlind ajeti

Xhanluka Petraki

"Ajeti është një lojtar i perspektivës që ndiqnim prej muajsh dhe për të cilin, siç është shumë normale të ndodhë, kishin lëvizur shumë klube. Ai është një qendërmbrojtës që zotëron cilësi më mëdha teknike dhe fizike, i besueshëm në mbulim me një prirje të lehtë edhe në fazën ofensive.

arlind ajeti

Europiani i kohëve të fundit me Shqipërinë dhe fitorja historike ndaj Rumanisë kanë konfirmuar të gjithë potencialin e tij. Kemi punuar pa rënë në sy, siç e kemi zakon, dhe jemi të lumtur që t'ia shtojmë organikës në dispozicion të Mihajloviç. Ai ka entuziazëm, dëshirën dhe cilësinë për t'u paraqitur mirë. Ai i pari e di që kjo mund të bëhet realitet me shumë përkushtim. Mirëserdhe në Torino dhe punë të mbarë".

Arlind Ajeti

"Faleminderit presidentit Kairo, drejtorit Petraki dhe të gjithë Torinos për mundësinë e madhe që më është ofruar. Nuk kam pasur asnjë hezitim për të pranuar këtë propozim pasi Torino është një klub që ka treguar se beson te të rinjtë dhe ky besim është gjëja për të cilën unë kam nevojë. Jam i lumtur të filloj menjëherë sezonin me shokët e mi të rinj të ekipit. Një përshëndetje për të gjithë tifozët e Torinos".



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama