Torres dhe Kosta jashte Europianit

Torres dhe Kosta, jashtë Europianit

Visente Del Boske ka publikuar listën paraprake për futbollistët që do të marrë me vete në Francë. Trajneri i Spanjës i ka surprizuar të gjithë, pasi ka lënë jashtë disa elementë që konsiderohen të rëndësishëm për "Furinë e Kuqe".Kosta dhe Del BoskeKëto janë mendimet e para që të vijnë në mendje kur sheh listën prej 25 futbollistësh dhe evidenton në të mungesa të lojtarëve si Mata, Diego Kosta dhe Torres.

Mungesat

Ja disa emra për të ilustruar përjashtimet që ka bërë Del Boske në skuadrën e tij për kampionatin europian: Diego Kosta, Santi Kacorla, Huan Mata, Havi Martinez, Serxhi Roberto, Mario Gaspar, Hezus Navas, Paco Alkaser. Nuk pati asnjë telefonatë as për Fernando Torresin, i cili këtë sezon duket se është duke kaluar një rini të dytë.

Sulmuesi i Atletikos është në superformë, por për Del Bosken nuk është i vlefshëm. Për disa nga mungesat kryesore trajneri i Spanjës është justifikuar me faktin që futbollistët nuk janë në formë të mirë fizike dhe vijnë nga dëmtimet.

Morata protagonist

Nga mungesat e Torresit dhe Diego Kostës, prezenca e Alvaro Moratës në këtë kampionat europian duket shumë e rëndësishme. Në këtë rol është vetëm Aduriz, i cili ka luajtur vetëm 3 ndeshje me Spanjën dhe është 35 vjeç. Nga ana tjetër, sulmuesi i Juventusit është i vetmi që garanton shpejtësi dhe mundësi të shumta në repartin e avancuar. Spanja do të luajë vetëm me një sulmues dhe ai pritet të jetë numri nëntë i bardhezinjve.

Debutuesit

Në listën me 25 futbollistë në ekipin e Spanjës ka edhe dy lojtarë që grumbullohen për herë të parë në kombëtare. Bëhet fjalë për Saulin e Atletikos së Madridit dhe Lukas Vaskezin e Realit. Trajneri i Spanjës nuk dha asnjë informacion mbi të ardhmen e tij dhe ka thënë se vendimin do ta marrë pas Europianit. Dilemat më të shumta për teknikun spanjoll janë mbi portierin. Iker Kasijas dhe De Gea do të luftojnë deri në ditën e fundit për një fanellë titullari.

"Nuk e kam vendosur ende kush do të jetë portieri titullar. Do ta shoh gjatë stërvitjeve", ka thënë Del Boske në konferencën për shtyp përpara mediave.

LISTA PARAPRAKE
PORTIERË
Kasijas, De Gea, Serxho Rico
MBROJTËS
Ramos, Pike, Karvahal, Hordi Alba, Bartra,
Azpilikueta, San Hoze, Huanfran
MESFUSHORË
Bruno, Buskets, Koke, Tiago Alkantara, Iniesta, Isko,
David Silva, Fabregas, Saul.
SULMUES
Aduriz, Pedro, Nolito, Morata, Lukas Vaskez


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama