Pastrimet për rrezatimet bërthamore në qytetin e Fukushimas në Japoni vazhdojnë edhe sot pas çunamit të madh të Marsit 2011. Por nuk është një gjë e lehtë, dhe pastrimi duhet të bëhet me kujdesshmërinë më të madhe. Dhe për të ndihmuar në këtë pastrim, kompania Toshiba ka dizajnuar një robot, që bën po këtë; ndihmon në pastrimin e rrezatimeve bërthamore.
Roboti njihet me emrin ‘Roboti Quadruped që ecën’. Roboti me katër këmbë mund të ecë në terren jo të sheshtë, dhe me një ecje prej 1 Km/H mund të ngjitë edhe shkallët. Roboti mund të eksplorojë vëndet ku njerëzit mund të mos munden për shkak të rrezatimit, dhe mund të ecë për rreth dy orë, para se t’i nevojitet një karikim.
Matësit e rrezatimit dhe kamerat e vendosura nga Toshiba do lejojnë ekspertët të menaxhojnë më mirë situatën në qytetin e Fukushimas. /K.H – Tech.Al/
http://www.tech.al/toshiba-dizajnon-robotin-per-te-pastruar-fukushimen/