Totenhemi ka ngushtuar diferencën e pikëve me Leiçesterin e vendit të parë duke rihapur luftën për titull në Premier Ligë.
Fitorja e marrë në transfertë me rezultatin 0-4 ndaj Stoke Sitit, i ngjit ata në kuotën e 68 pikëve, 5 pikë pas ekipit të Ranierit.
Serinë e golave e hapi Herri Kane në minutën e 9´ të pjesës së parë. Goli i tij përcaktoi edhe rezultatin e pjesës së parë, por miqtë u shfaqën sërish kërkues në 45´ minutat e dyta.
Dele Ali dyfishoi shifrat në minutën e 68´, ndërsa Herri Kane realizio dopietën e tij në minutën e 71´. Goli i katërt u realizua sërish nga Dele Ali, i cili realizoi dopietën e tij në minutën e 82´.
Tri pikët e marra në transfertë vijnë një ditë pas barazimit 2-2 mes Lieçesterit dhe Uest Hemit.