Totozani Te ndihmohen femijet qe s’kane mundesi te arsimohen

Totozani: Te ndihmohen femijet qe s’kane mundesi te arsimohen
Avokati i Popullit, Igli Totozani, në një deklaratë për mediat ka bërë apel, që sot në ditën e parë të vitit shkollor që të bëhet përpjekje dhe të ndihmohen të arsimohen edhe fëmijët, të cilët nuk e kanë mundësinë të jenë sot me bashkëmoshatarët e tyre në bankat e shkollës.

“Rreth 385 mije nxënës ne arsimin baze dhe 146 mije ne arsimin e mesëm, nga të cilët 21 mije në arsimin profesional,  nisin sot vitin e ri shkollor. Rreth 1500 janë fëmije të regjistruar ne arsimin parauniversitar te emigranteve të kthyer në Shqipëri. Mbi 36 mije fëmijë shkojnë këtë vit në klasën e parë e 75 mijë të tjerë në arsimin parashkollor. Për të gjithë, e veçanërisht  për vogëlushët  e klasave të para - shkojnë sot urimet tona më të mira për suksese në këtë fillim viti të ri shkollor”, tha Totozani.

Avokati i Popullit në deklaratë ka përmendur, fëmijët të cilët nuk e kanë mundësinë të jenë sot me bashkëmoshatarët. “Fëmijët e ngujuar, viktima të pafajshme të krimit, për të cilët ky 10 shtator do jetë një tjetër ditë e zymtë, në errësirën e kullave të tyre të varfra. Fëmijët, të cilëve u duhet të punojnë, apo të lypin për shkak të situatës së vështirë ekonomike të familjeve, për të cilët sot do jetë një tjetër ditë mundimesh që nuk u përkasin”, theksoi Totozani.

 Ai u shpreh se, pothuajse ¼ e fëmijëve në zonat rurale të Shqipërisë që regjistrohen në klasën e parë nuk e përfundojnë shkollën tetëvjeçare dhe ¼ e mësuesve të shkollave tetëvjeçare nuk janë të kualifikuar, sipas një studimi të UNICEF. Të cilat Totozani i cilësoi si, shifra brengosëse për çdo shoqëri që është e përgjegjshme për të ardhmen. /E.L/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama