Totozani eshte torturuar ne menyre cnjerezore mbeshtetje familjes se viktimes

Totozani: eshte torturuar ne menyre cnjerezore, mbeshtetje familjes se viktimes

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka deklaruar se ka marrë garanci nga homologia greke për respektimin e të drejtave të të dënuarve shqiptarë në burgjet helene.

 

“Homologia në përgjigjen e saj më premtoi se do të tregohet kujdes për të dënuarit shqiptarë në Greqi”, ka thënë Totzani, nga Pogradeci ku ka përuruar zyrën lokale të Avokatit të Popullit. Duke u fokusuar tek çështja e të burgosurit të vrarë Ilia Kareli, Totozani ka theksuar se se faktet e reja që po dalin për vdekjen e Ilia Karelit janë të pazakonta dhe çnjerëzore.

“Kareli është torturuar nga gardianët, veprimet e të cilëve janë tërësisht anti-ligjore. Ndërsa familja e Karelit është palë e dëmtuar në procesin penal të nisur në Greqi”, ka thënë Totozani. Më tej, Avokati i Popullit ka vlerësuar rolin e prokurorisë, mediave dhe homologes greke lidhur me çështjen, që siç thotë ai, dalloi tërësisht nga ai i gardianëve grekë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama