Rikthimi i makinave përfshin kryesisht tre modele, Yaris, Corolla dhe Camry. 1.39 milion makina do të rikthehen në Europë, 2.47 në Shtetet e Bashkuara dhe 1.4 milion në Kinë, ndërsa pjesa tjetër e 7.4 do të plotësohet me modelet që dyshohet se kanë të njëjtën avari në Kanada, Australi dhe Azi.
Kompania japoneze saktëson se nuk ka patur asnjë të lënduar apo të vdekur nga avaria në fjalë dhe se të prekura mund të jenë edhe modelet e tjera të prodhuara mes 2005 dhe 2010.
Ky do të jetë rikthimi më i madh i automjeteve që nga viti 1996, kur Ford po për cështje defektesh rigrumbulloi 8 milion makina.