Tradhtia e gruas me vellain qendron 15 vjet ne peme

Prej një kohe të gjatë gruaja e tij ka pasur një lidhje jashtëmartesore me vëllain e tij, të cilën ai e ka zbuluar. Sipas dëshmisë së vjehrrës, në shtëpinë Pradhan grindjet kanë filluar pas lindjes së fëmijës së parë. Gjatë një feste filluan thashethemet që gruaja e Kapila-s shkonte me kunatin. Kjo ka bërë që burri të vendoste që të hipte në pemë. Që nga viti 1999, ai qëndron në pemë. Tashmë për të integrimi në shoqëri është i vështirë. Gruaja e tij ka filluar lidhjen e saj të re me vëllain e ish-bashkëshortit. “Kur vëllai im ka ikur, – ka thënë Babuan, – e kuptova që ai nuk do të kthehej më, më pas mora kunatën. Çfarë mund të bëja”. Tarzani i Indisë tashmë nuk do t’ia dijë për asnjë gjë, gatuan vet dhe ha ushqimin që gjen. Tashmë ai jeton me kafshët dhe me pemët. “E vetmja gjë që më vjen keq, – ka thënë, – është vuajtja e nënës sime. Por ajo duhet të respektojë vendimin tim, se për mua në fshat nuk ka më vend. Tashmë për mua shtëpi është pema”.

Marre nga : gazeta TiranaObserver


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama