Trafiku internetit rritje 29 cdo vit ne 2016-en

Trafiku internetit, rritje 29% cdo vit ne 2016-en
Ekspertët e internetit kanë paralajmëruar se trafiku i internetit (IP) pritet të rritet në një normë vjetore prej 29% në katër vitet e ardhshme kryesisht për shkak të kërkesës së fortë për video dhe përhapjes së pajisjeve të tilla si smartphone, tableta dhe PC.

Nga viti 2016 trafiku global i IP është parashikuar të jetë 1.3 zettabytes ose 38 milionë DVD në orë. Duke krahasuar trafikun e gjeneruar nga viti 1984 deri në 2012 ai është 1.2 zettabytes kështu trafiku i internetit për vitin 2012 do të jetë më i madh se vitet e mëparshme të marra sëbashku.

Kjo është evakuilente me 110 exabytes për muaj në 2012-ën nga 21 exabytes për muaj në vitin 2011. Në përgjithësi trafiku IP do të rriet 29% nga viti 2011 deri në vitin 2016, çdo vit. Duhet të kalojnë 6 milionë vjet për të parë sasinë e videove që do të kalojnë në rrjetet IP çdo muaj në vitin 2016. Në të njëtën kohë numri i pajisjeve të lidhura me internetin pritet të arrijë në 11 miliardë, gati të trefish sa popullsia globale në vitin 2016.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama